Reperi konfirmoi lidhjen me Greta Koçin, por prej vitesh i fejuar me një vajzë tjetër

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:45 18-09-2016 Reperi konfirmoi lidhjen me Greta Koçin, por prej vitesh i fejuar me një vajzë tjetër

Greta Koçi u vu në siklet nga reperi Gold AG në emisionin “N’Kosovë”, ku ai telefonoi për të thënë se mes tyre ka pasur një marrëdhënie.

Këngëtarja nuk e pohoi këtë por siç tha Gold AG: “Më parë kemi pasur një lidhje, e cila nuk vazhdon më, dhe unë po zgjedh ta them të vërtetën këtu, që ajo të mos e mohojë më. Nëse e mohon, do të thotë se gënjen.”

Po reperi konfirmoi për “Prive” se është prej vitesh i fejuar me një vajzë shqiptare, e cila nuk jeton në Kosovë. Identiteti i saj nuk u bë i ditur; ai tha se parapëlqen të ruajë privatësinë. Por nëse siç konfirmon “Prive” kjo fejesë vijon prej vitesh, mbetet e paqartë se kur ka ndodhur lidhja me Greta Koçin. Gold AG tregoi se këngëtaren e kishte njohur në dasmën e Sinan Hoxhës në gusht të 2015-ës, çka rrjedhimisht do të thotë se lidhja e tyre ka ndodhur rishtaz.

Screenssdfsdfhghhhhhhot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024249076843262
array(1) { ["section"]=> string(90) "reperi-konfirmoi-lidhjen-me-greta-kocin-por-prej-vitesh-i-fejuar-me-nje-vajze-tjeter-53308" }