Reperi shqiptar i gjuan fansat me 5 mijë euro (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:38 08-01-2017 Reperi shqiptar i gjuan fansat me 5 mijë euro (Video)

Hedhja e parave në concert është kthyer tashmë në një garë midis reperëve shqiptarë. I pari që e hapi “vallen”, ishte Noizy, i cili në një concert në Tiranë, shpërndau më shumë se 1 mijë dollarë.

Ndërsa këtë herë, ai që ka nuk ka nguruar të kryejë të njëjtin veprim ka qenë Capital T. Sipas Bluetooth, reperi u ka bërë dhuratë fansave 5000 euro gjatë performancës së këngës Lejla në Ferizaj.

Bluetooth shkruan se ai e ka shpërndarë shumën në prerje të ndryshme, midis të cilave shumë prerje 500-she, si simbol i vetë këngës Lejla. Mirëpo, një gjë e tillë lë vend për dyshime pasi 5000 euro është një shumë vërtet e konsiderueshme dhe nuk dihet nëse paratë e hedhura kanë qenë të vërteta apo fallso.

Nga videot dallohet qartë gëzimi i fansave, ndërkohë që na mbetet të shohim nëse kjo gjë do kthehet në një trend midis këngëtarëve.

 

???

A video posted by Capital T (@truekapo) on

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13383507728577
array(1) { ["section"]=> string(57) "reperi-shqiptar-i-gjuan-fansat-me-5-mije-euro-video-64971" }