Reperi shqiptar qëllon me armë në ajër: E kemi traditë, pse mos ta bëj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:52 06-01-2016 Reperi shqiptar qëllon me armë në ajër: E kemi traditë, pse mos ta bëj

Reperi Mërgim Tolaj me emrin artistik ‘Big Papi’ që jeton në Bazel të Zvicrës, natën e Vitit të Ri ka publikuar në instagram një video ku shihet duke shtënë disa herë me armë në ajër.

Mediat zviceriane kanë kontaktuar reperin shqiptar lidhur me këtë ngjarje, i cili është shprehur: “Janë të shtëna gëzimi për festë, diçka që është traditë.”

Video të njëjtë Big Papi ka publikuar edhe për festën e Kurban Bajramit, nga fundi i shtatorit, duke u uruar të gjithëve një festë të bukur.

Reperi kundërshton që xhirimi të jetë bërë në Zvicër. Ai thotë se verën e kaluar ka qenë në vendlindjen e tij, në Deçan të Kosovës, qytet në të cilin është xhiruar edhe video.

“Ne po festonim një dasmë dhe unë kam shtënë me armë. Kjo eshtë traditë jona, e pse pra të mos e bëja. Ne nuk qëllojmë në grumbullime njerëzish dhe as në qytet. Unë nuk jam gangster-reper. Ishte vetëm një revole me gaz dhe jo e vërtetë. Askush nuk mund të lëndohet nga kjo”, ka thënë shqiptari.

Por, ndryshe mendon Hanspeter Krüsi, zëdhënës i policisë së Kantonit St. Gallen. “Në video shihet një armë me municion të vërtetë ose frikësues. Pra bëhet fjalë shumë qartë për një armë zjarri dhe jo për një armë me gaz ose ajrore. Por, edhe nëse do të ishte armë ajrore apo me gaz, nuk është e vërtetë se ajo nuk shkakton lëndime. Nga secila armë, varësisht nga distanca prej të cilës qëllohet, mund të vijë rreziku”, ka thënë ai.

20minuten shkruan se si pasojë e kësaj tradite, të shumta janë viktimat që regjistrohen çdo vit në Kosovë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027769088745117
array(1) { ["section"]=> string(74) "reperi-shqiptar-qellon-me-arme-ne-ajer-e-kemi-tradite-pse-mos-ta-bej-29314" }