Replika të forta mes Iva Tiços dhe Albana Osmanit pas fotos me Erion Veliajn

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:34 02-04-2016 Replika të forta mes Iva Tiços dhe Albana Osmanit pas fotos me Erion Veliajn

Një foto e Albana Osmanit me kryebashkiakun Erion Veliaj në aktivitetin për autizmin që u zhvillua ditën e sotme në kryeqytet është bërë shkak për replika të shumta në faqen e moderatores.

Është gazetarja Iva Tiço ajo e cila ka ironizuar fillimisht kolegen e saj duke bërë thirrje për zhvillimin normal të jetës në qytet “tani që autizmi u shërua”.

Por nuk ka vonuar as përgjigjia e moderatores.

Më poshtë do mund të lexoni replikat e tyre të forta që në fund mbyllen me një dëshirë për t’u takuar sa më parë.

Tiço: Mire po lirojini cik rruget qe te nise jeta normale e qytetit tani qe autizmi i sherua

Osmani: Une isha ne Bulevard, dhe vrapova per motivin e sensibilizimit per gjithcka iu mungon ketyre njerezve sot. Qofte nje spital apo klinike per trajtimin e autismit. Nuk vrapoi njeri per te sheruar askend se nuk jemi "Zoti". Dhe kjo ironi eshte e pavend .. ! Jemi njerez qe mbi te gjitha qe kuptojme nevojen e te tjereve dhe brenda kesaj kornize , lame cdo pune per te qene aty per kte kauze per te cilen duhet me shume ndihme e zera qe therrasin!! Vrapova madje bera dhe selfie me Kryetarin e Bashkise sepse e respektoj dhe e vleresoj, dhe jo vetem per iniciativen e sotme por per shume tjera ne vazhdim, dhe sepse eshte Kryetari i Bashkise tone ! Ne momentin e fotos ai ndaloi dhe po shperndante uje per kedo. Tani dihen paradokset ne kete vend e te tere jemi te gatshem te ulemi mbi tastiere e te bejme opziten nga shtepia , nga kafja apo nga poshte pallatit duke ngrene fara, por sot une vendosa te jem mes njerezve qe ishin dhe prinder me femije autike, te cilet me mire se une e ti e dine sa nevoja kane te pa plotesuara. Them se gjerat duhet ti leme te ecin nga A te ZH ! Le te ecim me alfabetin dhe nese germat i shkruajme 4-5-20 gabim do e mesojme ne fund ! Dhe pse faktorin kohe se kemi ne favor. Serish duhet pozitivitet pune kurajo sepse Shqiperia nga ne 'tanet' do behet ! Nga nje tulle nga secili nga ne ! Nga tgjjthe bashke! Por askush nuk ka faj se u bene shume vite trazicion mbi shpatullat e Shqiptareve , dhe kane pare kaq shume teater sa dhe atehere kur duhet besuar thone " erdhi ujku hengri delen" dhe kur nuk ka ujk vetem luledele

Tiço: Keto behen ne nje vend normal, jo ne nje qytet ai Tirana ku ky vrapi juaj sensibilizues qe nuk te con askund shkaterron jeten e gjithe qytetit qe nuk ka as transport publik dhe per momentin ka 7 rruge paralele te bllokuara per efekt punimesh. Keto nismat evropiane, kerkojne nje vend normal europian jo nje vend qe jeton si ne mesjete. Eshte me mire te besh opozite ne tastiere sesa te behesh pjese e makinerise se propogandes, majtas apo djathtas qofte. Te uroj fundjave te paqte ne qytetin e rrumpalles!

Osmani: Secili me lupen e tij sheh dhe madje skanon cdo gje sipas kendveshtrimit te vet. Gje qe personalisht ne menyre qytetare e respektoj ! Por ky qytet me njerez te mire , qe pashe dhe sot nga te gjithe moshat ne bulevard nuk mund te "vizatohet " si rrumpalla e atyre qe skishin cbenin dhe kishin qejf te madh te iu linin ne trafik se donin me dal ne televizor apo kishin bere grimin bukur e donin " sebep " per selfie. Gjithcka ishte paralajmeruar me moton e qarte e aspak me ngjyrim politik. Se nuk duartrokiti njeri - njeriun vetem ne karrocat e nenave qe i shtynin pame me shume buzeqeshje per mundesine qe sot po degjohej me shume per cfare i shqeteson. Dhe atoritetet qe jane pergjegjese sigurisht gjithcka e bejne me qellim. Sidomos kur behet fjale per permiresim e ndergjegjesim, duke nisur nga te gjjthe , nga ata te paret per tmare iniciativen drejt ndryshimit te nevojitur. Por ne jemi skeptike natyrale se ka patur raste te perseritura ku gjithcka eshte bere per qellime hipokrite. Une mbetem pozitive ! Sic thashe le te besojme ! Me duhet te sqaroj qe ujin ndaloi na e dha nga kutite e asistenteve sepse pa qe u lodhem me vrap. As skishte pike lidhje me te dukurit .Kete ta deshmoj une sic do deshmoja pa me te voglin hezitim dhe te kunderten. Pra vleresova kete xhest njerezor.Autismi ka nevoja te medha ne vendin tone pasi ne baze te statistikave 1 ne 4 femije sot eshte i prekur. Te me ndjeni ju qe sot ngelet ne trafik apo ju bezdisi kaosi kudo e ngado . Se pari qe e tera e paralajmeruar ne media dhe rruget ku do kalonit ishin te lira nese ndiqnit udhezimet. Por dihet qe jo gjithmone mund te kenaqesh te gjithe perderisa nuk je nje "PIZZA".

Do te qe me e udhes qe i tere ky debat te kishte sjelle produktivitetin qe duhet , qe datoi me diten e sotme RUN 4 AUTISM te flitej konkretisht duke nisur nga neser. Per cfare vlejti cfare ndryshoi .Dhe jo 'skepticizem , ngjyrosje flamujsh , apo dhe prishje terezie, rruges per tek kafja perballe. PASI AUTISMI NE SHQIPERI KA SHUME NEVOJA!

Tiço: kur do e leme te takohemi se po pres dhe ate fustanin e bardhe?? Para se te bejne dhe ndonje lajm portalet qe po bejme sherr per planin rregullues te Tiranes?! Vetem e leme ne ndonje vend ne qender qe te dal ne kembe se zona ime eshte me te gjitha rruget e bllokuara

Osmani: Fustanin ta kam ruajtur ne qese ka kaq kohe! Dil ne kembe se te ben mire per shendetin fale Zotit e gezojme. Kam nje makine qe ben 'magic tricks' dhe se kuptoj pse por pervecse ska trafik shoh njerez qe besojne se sot qe nje dite e vecante po aq sa une. Do takohemi shume shpejt Ivushe

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095840930938721
array(1) { ["section"]=> string(82) "replika-te-forta-mes-iva-ticos-dhe-albana-osmanit-pas-fotos-me-erion-veliajn-36675" }