Replikat Britani-Rusi, largohen 23 diplomatët rusë

Publikuar tek: bota, më 23:30 20-03-2018 Replikat Britani-Rusi, largohen 23 diplomatët rusë Foto ilustruese

Pas replikave të shumta mes kryeministres britanike Theresa May dhe presidentit rus Vladimir Putin, 23 diplomatë rusë kanë lënë Britaninë ditën e sotme, duke u rikthyer në atdhe.

Mbretëria e Bashkuar i përjashtoi zyrtarët rus pasi kryeministrja May akuzoi Rusinë si fajtoren kryesore për helmimin e spiunit rus disa javë më parë.

Qeveria britanike vendosi ditën e sotme të mos imponojë më sanksione për Rusinë të paktën për momentin që marrëdhëniet janë të agravuara midis dy shteteve.

Kremlini po mbyll gjithashtu Këshillin Britanik në Rusi, i cili promovon lidhjet kulturore midis kombeve dhe konsullatës në Shën Petersburg.

Në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Theresa May deklaroi se do të merren masa të rrepta edhe për disa zyrtarë të tjerë rusë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013221025466919
array(1) { ["section"]=> string(56) "replikat-britani-rusi-largohen-23-diplomatet-ruse-113958" }