Replikë me një ekonomist lapsaxhi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 16-08-2017 Replikë me një ekonomist lapsaxhi

Nga Klodian Tomorri

Si asnjëherë më parë, sot lexova deri në fund një analizë të Andi Bushatit, ku ky i fundit merrej gjerë e gjatë me një kronikë për investimet e huaja, që u transmetua dje në Top Channel. Në analizë, Bushati e cilësonte kronikën si mashtrim, ndërsa autorin e saj, edhe pse pa përmendur emrin, e quante furçaxhi të Ramës. Autori i kronikës jam unë.

Sipas Bushatit kronika ka deformuar raportin e OKB, me qëllim që t’i shkojë për shtat propagandës Rilindëse. Megjithatë nëasnjë rresht të shkrimit, nuk përmendet se cili tregues është deformuar apo cili fakt është shtrëmbëruar. (Ky është raporti http://unctad.org/…/dite_dir/docs/wir2017/wir17_fs_al_en.pdf. Ndërsa kjo është kronika http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=361641).

Një kolegu ynë, figurë shumë e njohur në media, tregon gjithmonë një anektodë kur do të përshkruajë fenomenin e analistëve gjithologë në Shqipëri. Anektoda është kjo: “Shiko Bushatin. Analizon çdo gjë edhe pse ska asnjë mendim të vetin.”

Siç duket, edhe këtë herë Andit ka nisur t’i duket vetja ekonomist me mendime të marra borxh.

Duke lexuar shkrimin kuptova dy gjëra. E para që Bushati nuk e ka lexuar fare raportin, të cilin pretendon se unë e kam deformuar. Dhe e dyta, mësuesit që u mësonin matematikën pasardhësve të ish bllokmenëve komuniste paskan qenë po aq injorantë sa bllokmenët.

Në klasën e gjashtë a të shtatë, në mos gaboj, në matematikë mësohet koncepti i peshës specifike. Është një koncept i thjeshtë, i cili shpjegon se ç’pjesë e së tërës vjen nga një faktor i caktuar. Fjala vjen nëse prodhimi total i një ekonomie është 100 lekë, dhe nga këto 20 lekë i jep bujqësia, atëherë pesha specifike e sektorit të bujqësisë është 20 për qind.

Sipas raportit të OKB, Shqipëria është një nga vendet me peshën specifike më të lartë të investimeve të huaja në rajon. Aktualisht në çdo 100 lekë që investohen në ekonominë shqiptare, 30.9 lekë vijnë nga jashtë dhe 69.1 lekë janë investime të brendshme të biznesit vendas ose qeverisë. Në Europën Juglindore pesha e investimeve të huaja ndaj totalit të investimeve në ekonomi është 26.3 për qind ndërsa në Bosnje, Maqedoni dhe Bullgari është më pak se 10 për qind.

Ky ishte dhe qëllimi i kronikës. Të vërë në dukje se investimet e huaja janë bërë shumë të rëndësishme për ecurinë e ekonomisë shqiptare, pasi përbëjnë një peshë të madhe në formimin e kapitalit. Dhe prej këtëj të paralajmërojë se nëse investimet e huaja do të ulen, për shkak të peshës së madhe që kanë, edhe goditja në ekonomi do të jetë e madhe.

Por Andi këtë nuk e kupton. Ai ngatërron peshën specifike me totalin dhe shkruan se lajmi ishte për t’i bërë furça Ramës. Bushat unë jam furccaxhi i Ramës, aq sa kupton ti nga ekonomia dhe investimet.

Në fund edhe një këshillë. Në atë zanatin tënd të analistit edhe mund të mbijetosh me mendime të marra borxh. Por ekonomia është pak sport i vështirë. Prandaj bën mirë të mos shkelësh këtej.

Ndërsa për sa i takon britmave per pavarësinë mediatike, Lapsit tënd i është thyer maja që në ditët e para. Atëherë kur nuk shkruajti dot asnjë rresht për 7.2 milionë dollarët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë. Ka nga ata qe thone se disa nga ato para mund te kene financuar edhe germat e Lapsit tend. Por ndryshe nga ty, une sdua te spekulloj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016870021820068
array(1) { ["section"]=> string(39) "replike-me-nje-ekonomist-lapsaxhi-89297" }