Reporteri për Shqipërinë në PPE paralajmëron qeverinë: Rrezikoni negociatat po votuat ligjin 'antishpifje'

Publikuar tek: politike, më 18:44 29-01-2020 Reporteri për Shqipërinë në PPE paralajmëron qeverinë: Rrezikoni negociatat po votuat ligjin 'antishpifje' David Lega

Reporteri për Shqipërinë në gurpimin e Partisë Popullore Europiane (PPE), David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare se po rrezikon çeljen e negociatave me miratimin e ligjit “antishpifje”.

Pateka e ligjit për median “online” pritet të votohet ditën e nesërme në Parlament, të kthyer në Kuvend pas mos-dekretimit nga presidenti Ilir Meta.

David Lega ka thënë:

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE.

Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022940158843994
array(1) { ["section"]=> string(110) "reporteri-per-shqiperine-ne-ppe-paralajmeron-qeverine-rrezikoni-negociatat-po-votuat-ligjin-antishpifje-193519" }