Raportuesja e PE përmbyll vizitën në Shqipëri, thirrje politikanëve: Bëhuni bashkë dhe dialogoni për popullin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:38 21-02-2020 Raportuesja e PE përmbyll vizitën në Shqipëri, thirrje politikanëve: Bëhuni bashkë dhe dialogoni për popullin

Raportuesja për Shqipërinë ne Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Shqipëri.

 Në një konferencë për median Santos ka bërë me dije se vizitat e saj në Shqipëri do jenë më shpeshta tani e tutje.

Më tej ajo tha se Shqipëria ka bërë shumë punë me reformat dhe duhet të vazhdojë pasi ato janë shumë të rëndësishme për vendin.

 "Do jem këtu më shpesh gjatë muajve të ardhshëm për të folur me të gjithë. Këto reforma që janë ndërmarrë janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE-në por për shqiptarët. Shumica e qytetarëve janë dakord me reforma e ndërmarra dhe qeveria të vijojë në thellimin e tyre.

Është e rëndësishme që përfundohet reforma zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Sa i përket ligjit duhet të merren parasysh të gjitha rekomandimet e ODIHR dhe institucionet e tjera. Duhet të theksohet se ajo ç’ka bërë Shqipëria u tregua dhe në konferencën e donatorëve dhe ishte e mahnitshme që të shihje aq shumë vende që ndihmonin", tha Santos.

E pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për krizën politike ajo ka thënë se  palet politike duhet te bashkohen dhe të çelen negociatat, pasi nuk është koha për diskutim. 

"Politikanët duhet të kuptojmë se çfarë është në interes të popullit si politikanë apo personalitete. U bëj thirrje për bashkim për dialog", ka thënë me tej ajo.

Santos ka thënë se ajo do të jetë gjithmonë në përkrahje të Shqipërisë dhe do të bëjë çfarëdo që është në dorën e saj për hapjen e negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088529586791992
array(1) { ["section"]=> string(95) "reporterja-e-pe-permbyll-viziten-ne-shqiperi-do-jem-gjithmone-ne-perkrahje-te-shqiperise-195972" }