“Republikanët i dhuruan Putinit fitoren e madhe propagandistike me sulmet ndaj Soros”

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 22-03-2017 “Republikanët i dhuruan Putinit fitoren e madhe propagandistike me sulmet ndaj Soros”

“Një grup republikanësh amerikanë i kanë dorëzuar padashur Rusisë një grusht shteti propagandistik duke sulmuar punën e miliarderit financier dhe filantropistit George Soros në Evropën Lindore”, kështu shoprehet analisti David Ferguson në një artikull për RawNews.

Sipas një artikulli në revistën Politico, një delegacion kongresmenësh të udhëhequr nga republikani Chris Smith dhe senatori Mike Lee janë duke luftuar për të njëjtën kauzë me politikanë të mbështetur nga Rusia në Maqedoni dhe Shqipëri për të luftuar Fondacionin Shoqëria e Hapur e Soros, e cila është e fokusuar në “ndërtimin e demokracive të gjalla dhe tolerante të përgjegjshme për qytetarët e tyre”, transmeton Newsbomb.al.

Smith dhe Lee i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson më 14 mars ku akuzojnë Sorosin dhe fondacionin e tij se po shtyn axhendën e majtë në shtetet ish-sovjetike të cilat janë shumë pranë autoritarizmit.

“Maqedonia në veçanti është në mes të një krize të vazhdueshme politike me partinë e saj të ekstremit të djathtë VMRO-DPMNE që përpiqet të vijë në pushtet”, thuhet më tej në artikull.

Organi propagandistik Russia Today e raportoi me titullin “Senatorët amerikanë i kërkojnë Tillerson të hetojë SHBA-të për nxitje trazirash ne shtete të tjera”.

“Buron direkt nga libri i lojërave ruse - ideja se disa OJQ amerikane po nxisin demonstrata është si të përshkruash fuqitë mistike të CIA, që nuk ekzistojnë”, tha një analist i politikës së Ballkanit për Politico.

“Rusët janë duke përdorur të gjitha taktikat në dispozicion të tyre, dhe kjo është një mënyrë e lirë për të ndezur tenxheren”, përfundon artikulli në “RawNews”. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet e kaluara e errët e drejtorit të SHKB së Burgjeve (DOKUMENTI ZYRTAR që e nxjerr zbuluar)
Ish-drejtori i “News24” tregon bisedën private me Ramën “që dridhej i tëri”: Eni do pyesë ç’a i do by** »
Article Logic
Execution time: 0.011003017425537
array(1) { ["section"]=> string(89) "republikanet-i-dhuruan-putinit-fitoren-e-madhe-propagandistike-me-sulmet-ndaj-soros-72797" }