Rerendumi për Pavarësi, gjykata spanjolle dënon me burg 9 liderë katalanas

Publikuar tek: bota, më 08:54 14-10-2019 Rerendumi për Pavarësi, gjykata spanjolle dënon me burg 9 liderë katalanas

Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar me burg nëntë liderë separatistë katalanas për shkak të rolit të tyre në një referendum pavarësie në 2017.

Liderët janë dënuar me 9-13 vite burg për ngjarjet e vitit 2017. Tre të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje, por nuk do të vuajnë dënimet me burg.

Ndërkaq, të 12 politikanët dhe aktivistët i mohuan të gjitha akuzat.

Separatistët në Katalonjë po planifikonin mosbindje masive civile përpara vendimit.

Prokuroria kishte kërkuar deri në 25 vjet burg për Oriol Junqueras, ish-nënkryetarin e Katalonjës dhe udhëheqësin e rangut më të lartë të pavarësisë në gjyq. Ndërsa gjykata e dënoi me 13 vite burg, Oriol Junqueras. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025954008102417
array(1) { ["section"]=> string(80) "rerendumi-per-pavaresi-gjykata-spanjolle-denon-me-burg-9-lidere-katalanas-181959" }