Reshje intensive bore dhe temperatura të ulëta, ja gjendja aktuale e akseve kryesore të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 09-01-2019 Reshje intensive bore dhe temperatura të ulëta, ja gjendja aktuale e akseve kryesore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen aktuale e akseve kryesore të vendit dhe kushtet  e qarkullimit të automjeteve.

Sipas njoftimit të ARRSH,gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet. 
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes - Bushtrice dhe Kukes - Ura e Zapodit, Qafe Lac - Koman, Koplik – Boge, Dedaj - Razem. 
Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen. 
Ne rruge Ura e Cerenecit - Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore. 
Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire: 
Qafe Mali - Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele - Puke - Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske - Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd - Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce - Qafe Qarri - Erseke, Liqenas - Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane - Pogradec - Korce - Kapshtice, qarkullohet me zinxhire. 
Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat - Muzine - Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat - Llogara - Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do te perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta/ Studentët të ndarë mes mësimit e bojkotit, çfarë pritet sot
Ngrica në rrugë, përmbyset furgoni në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.011834144592285
array(1) { ["section"]=> string(100) "reshje-intensive-bore-dhe-temperatura-te-uleta-ja-gjendja-aktuale-e-akseve-kryesore-te-vendit-148057" }