Reshje shiu në relieve malore dhe kthjellime në pjesën tjetër të vendit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër

Publikuar tek: aktualitet, më 07:07 30-10-2020 Reshje shiu në relieve malore dhe kthjellime në pjesën tjetër të vendit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.

Për ditën e shtunë parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s.

122960984_1043275472778458_2118246191414159326_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Do të zgjedhim kush do të trajtohet’, Pipero justifikon Manastirliun: E keni nxjerrë nga konteksti, jap garanci personale se nuk do të ndodhë…
Voltana Ademi akuza Policisë: Në Liqenin e Shkodrës gjuetia e zogjve me çifte nuk pushon, lëshimi ‘pa duar’ i situatës është skandaloz »
Article Logic
Execution time: 0.009274959564209
array(1) { ["section"]=> string(118) "reshje-shiu-ne-relieve-malore-dhe-kthjellime-ne-pjesen-tjeter-te-vendit-mesoni-si-do-te-jete-dita-sot-dhe-neser-225739" }