Reshjet çajnë argjinaturën mbrojtëse, FNSH ndihmon banorët e Shirqit; në temperaturë nën 0, me teneqe dhe kallamishte parandalojnë përmbytjen në zonë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 28-01-2021 Reshjet çajnë argjinaturën mbrojtëse, FNSH ndihmon banorët e Shirqit; në temperaturë nën 0, me teneqe dhe kallamishte parandalojnë përmbytjen në zonë (VIDEO) Pamje nga operacioni i policisë

FNSH-ja e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë të banorëve të Njësive Administrative Dajç dhe Bërdicë në Shkodër, pasi reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në zonë.

Si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumi Buna, për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, është çarë argjinatura mbrojtëse në fshatin Shirq, duke rrezikuar përmbytje masive për banorët e kësaj zone.

Mëngjesin e sotëm, grupi i emergjencave të FNSH Shkodër, i specializuar për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe për vendosjen e barrierave mbrojtëse nga përmbytjet, së bashku me kolegët e tjerë të repartit të FNSH-së, të emergjencave civile dhe ata të ushtrisë, kanë kryer me sukses operacionin për parandalimin e përmbytjes së zonës së Dajçit dhe të Bërdicës.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, efektivët e FNSH-së kanë punuar për disa orë në ujë, në temperaturë nën zero gradë, duke bërë të mundur bllokimin e çarjes së argjinaturës dhe parandalimin e përmbytjes së zonës përreth me disa pllaka teneqeje dhe kallamishte të dendura, të vendosura ngjitur.

Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe terrenit të vështirë, me ndihmën edhe të një eskavatori, efektivët e FNSH kanë arritur që të bllokojnë çarjen e argjinaturës duke shmangur përmbytje të mundshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet, dosja dërgohet në gjykatë për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn
'Baba po më vrasin', sherri në Kavajë për pronën, flet 32-vjeçari: Gruaja italiane bashkëpunoi me kuzhinierin për të më vrarë »
Article Logic
Execution time: 0.012657880783081
array(1) { ["section"]=> string(159) "reshjet-cajne-argjinaturen-mbrojtese-fnsh-ndihmon-banoret-e-shirqit-ne-temperature-nen-0-me-teneqe-dhe-kallamishte-parandalojne-permbytjen-ne-zone-video-236743" }