Rreshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme në qarkullim në shumë zona të Dibrës.
Mësohet se në zonat e thella malore është shumë i vështirë qarkullimi i automjeteve.
Gjithashtu bëhet me dije se aksi nacional Peshkopi-Kukës kalohet me vështirësi si pasojë e reshjeve të borës.
Në fshatrat Ostren, Zalldar raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.
Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore.