Reshjet e dendura të shiu që kanë pushtuar territorin e vendit ditët e fundit, duket se kanë shkaktuar probleme serioze edhe në furnizmin me energji elektrike në malësinë e Kurbinit.
Fshatrat Skuaraj, Vinjoll, Selitë, Daul dhe Vinjoll raportohen se kanë thuajse 5 ditë pa energji elektrike. Shkak për këtë thuhet se janë bërë shkëputjet e shtyllave elektrike, si pasojë e reshjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave.
Banorët thonë se janë shumë të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen, duke mohuar rrjedhimisht ndonjë ndërhyrje nga punonjësit e OST, për riparimin e defekteve.