Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit, disa vende kanë patur më shumë problematika dhe disa zona kanë rrezikuar përmbytjen.
Në Elbasan, për shkak të reshjeve të shumta ‘Përroi i Zaranikës’ është fryrë dhe ka gjasa që të dalë nga shtrati duke rrezikuar kështu banesat afër asaj zone.
Mësohet se Emergjencat Civile të Bashkisë së Elbasanit po monitorojnë situatën e krijuar te ‘Përroi i Zaranikës’.