Reshjet e shiut, ja zonat që rrezikojnë sërish përmbytje

Publikuar tek: aktualitet, më 12:39 08-02-2018 Reshjet e shiut, ja zonat që rrezikojnë sërish përmbytje

Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin rrezikojnë sërish përmbytje në disa zona, si pasojë e prurjeve të lumenjve.

IGJEUM parashikon:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e enjte, dt.08) dhe nesër (e premte, dt.09) lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.08) dhe nesër (e premte, dt.09) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve, por lokalisht mesatare në 5 qarqe, megjithatë intensiteti i tyre do të jetë në rënie (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri priten reshje dëbore në 1000m mbi nivelin e detit.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 14
në vendet e ulëta: 5 / 15
në vendet malore: 0 / 9 °C.

ERA: sot (e enjte, dt.08) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e premte, dt.09) do të fryjë e lehtë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimet në superaksionin e FNSH dhe RENEA, Prokuroria jep detaje të reja, kush u arrestua, dy të tjerë shpallën në kërkim (EMRAT)
Sërish telashe për Alfred Pezën, Krimet e Rënda nisin procedimin penal (AKUZA) »
Article Logic
Execution time: 0.010226011276245
array(1) { ["section"]=> string(62) "reshjet-e-shiut-ja-zonat-qe-rrezikojne-serish-permbytje-109574" }