Reshjet e shiut, përmbytet qyteti i Vlorës (Foto/Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 05-03-2015 Reshjet e shiut, përmbytet qyteti i Vlorës (Foto/Video)

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu që situata në qytetin e Vlorës të dalë jashtë kontrollit duke sjellë probleme të shumta kryesisht në trafikun e automjeteve.

Rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur krejtësisht duke e bërë të pamundur qarkullimin e qyetatrëve dhe duke vështirësuar shumë atë të automjeteve. Në orët e vona të mbrëmjes situata ëhstë përkeqësuar edhe më shumë, por vlonjatëve nuk u mungon humori kur shprehen në rrjetet sociale se “në qytet lëvizet vetëm me gomone”.

Bllokimi i kanaleve kulluese apo mosekzistenca e tyre në shumë rastë, ka shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin bregdetar. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë minimalisht edhe për dy ditët në vazhdim.

Video:

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë, përjashtohet nga granti, tenton ti japë fund jetës
Drogë nga Gjirokastra drejt Fierit, 40 kilogramë marijuanë në duart e policisë »
Article Logic
Execution time: 0.012692928314209
array(1) { ["section"]=> string(57) "reshjet-e-shiut-permbytet-qyteti-i-vlores-foto-video-5091" }