Reshjet gjatë natës, akset problematike dhe ku duhet të keni kujdes, bora arrin 1.5 metra trashësi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:49 28-02-2018 Reshjet gjatë natës, akset problematike dhe ku duhet të keni kujdes, bora arrin 1.5 metra trashësi

Reshjet e ditëve të fundit të borës vazhdojnë të shkaktojnë një situate problematike në disa zona të vendit, kryesisht ato malore.

Si pasojë e trashësisë së borës dhe ngricave në rrugë disa shkolla janë mbyllur në qarkun e Elbasanit, pas Lezhës dhe Shkodrës.

Aktualisht, akset problematike janë Elbasan -Tuneli i Krrabës, Elbasan- Librazhd -Qafë Thanë, ndërsa janë bllokuar disa zona malore. Ndërkohë më tunelin e Krrabës dhe në Qafë-Thanë mjetet vetëm me zinxhirë.

Situatë problematike vijon të ketë edhe qarku i Dibrës, ku trashësia e borës arrin në 1.5 metra. Aksi Peshkopi- Tiranë është i kalueshëm, por me vështirësi, ndërsa në Korçë akset nacionale janë të hapura, por ka prezencë ngircash, çka autoritet apelojnë vazhdimisht drejtuesit e mjeteve të bëjnë shumë kujdes gjatë qarkullimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta kirurgia shqiptare, administratori i Spitalit Amerikan dedikim Rushen Golemit
‘Mirëmëngjes’ nga Edi Rama me këtë pamje të pazakonte nga Tirana (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01058292388916
array(1) { ["section"]=> string(103) "reshjet-gjate-nates-akset-problematike-dhe-ku-duhet-te-keni-kujdes-bora-arrin-1-5-metra-trashesi-111718" }