Reshjet, Ministria e Mbrojtjes jep informacion mbi situatën në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 06-03-2018 Reshjet, Ministria e Mbrojtjes jep informacion mbi situatën në Shkodër

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, kanë vazhduar në mënyrë periodike reshje të shiut, të cilat janë shoqëruar me shkrirje të dëborës dhe fryrjen e liqeneve, lumenjve dhe përrenjve.

Sipas informacionit nga terreni, kemi sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në Bashkinë Shkodër, në Njësinë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Gur i Zi dhe Malësi e Madhe.

Bashkia Shkodër: Rruga për në fshatin Bruçaj, Njësia Administrative Pult është e bllokuar, po ashtu dhe nga fshati Kir deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të Njësisë Administrative Pult. Rruga për në fshatin Mazrek të Njësisë Administrative Gur i Zi, është e bllokuar. Gjithashtu në rrugën Gur i Zi – Vukatan ka prezencë uji rreth 30 cm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 300 ha. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi Oblikë. Përrenjtë kanë prurje të mëdha.

Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës, pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe të Njësisë Administrative Velipojë.

Nga institucioni i prefektit vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e Bashkive dhe institucione si: HEC-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, për mbajtjen në kontroll të situatës dhe mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.

Aktualisht është vendosur një mjet i ushtrisë në fshatin Obot për të bërë transportimin e komunitetit, meqenëse segmenti rrugor që lidh Njësinë Administrative me këtë fshat është izoluar nga uji.

Në prefekturat e tjera (Tiranë dhe Durrës) nuk ka probleme, pasi ka rënë niveli i ujit në rrugë dhe situata po normalizohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet në Shkodër: Mblidhet Shtabi i Emergjencave, prefekti kundër Voltana Ademit: Nuk ka vend për panik
Ismet Haxhia rrëfen vrasjen e Azem Hajdarit: Haklajt përgatitën pritë për Berishën...Ja çfarë ndodhi vërtet atë natë »
Article Logic
Execution time: 0.010072946548462
array(1) { ["section"]=> string(76) "reshjet-ministria-e-mbrojtjes-jep-informacion-mbi-situaten-ne-shkoder-112420" }