Respiratorë, maska dhe doreza, Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s për luftimin e Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 12:55 30-03-2020 Respiratorë, maska dhe doreza, Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s për luftimin e Covid-19

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive në kuadër të periudhës alarmante të Covid-19.

Mësohet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale.

Gjithashtu sipas mundësive, qeveria shton në kërkesat e saj rreth 6.5 milionë doreza.

Theksojmë që Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme.

Sakaq, Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009087085723877
array(1) { ["section"]=> string(92) "respiratore-maska-dhe-doreza-mali-i-zi-i-kerkon-ndihme-nato-s-per-luftimin-e-covid-19-200629" }