Restaurimi i 'Notre Dame' për 5 vite, ministri francez humb shpresat: Nuk ndodh, ishte ambicie e Macron

Publikuar tek: bota, më 13:42 15-10-2019 Restaurimi i 'Notre Dame' për 5 vite, ministri francez humb shpresat: Nuk ndodh, ishte ambicie e Macron

Ministri francez i kulturës, Franck Riester, nuk premton se restaurimi i “Katedrales së Notre Dame”, e cila u shkatërrua nga zjarri i rënë pak kohë më parë në Paris, do të bëhet brenda pesë vjetësh, duke argumentuar se kjo ishte vetëm një "ambicie" e fiksuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Në një konferencë për shtyp që konsistonte në 6 muaj pas rënies së zjarrit, Riester, u shpreh se është më e rëndësishme që të bëhet një restaurim cilësor sesa një restaurim i shpejtë.

Pjesë e arsyes se përse ky restaurim nuk mund të behet shpejt ka të bëjë me sigurinë e punëtorëve, për të cilët ministri tha se: “qëndrojnë më lart se të gjitha.”

"Fiksimi ynë ka të bëjë me cilësinë," tha ai, duke shtuar se të gjithë ata që po punojnë për këtë projekt kanë për qëllim ruajtjen e "një ritmi të qëndrueshëm" në mënyrë që "t'ia kthejnë katedralen popullit brenda një kohe të arsyeshme”.

Megjithatë, duke folur për AFP, arkitekti kryesor për restaurimin e katedrales, Philippe Villeneuve, tha se periudha pesë-vjeçare e rindërtimit do të ishte e qëndrueshme nëse "ata vazhdojnë të punojnë" siç kanë bërë këto gjashtë muajt e fundit.

Riester tha që kanë mbetur "ende disa muaj" punë për të siguruar plotësisht katedralen dhe për të përfunduar diagnostifikimin e nevojshëm.

Ai shtoi se puna e restaurimit do të zgjasë disa muaj më shumë, para se të merren me pjesën e ruajtjes së projektit.

Deri tani janë shpenzuar rreth 37 milionë euro për restaurimin e katedrales. Pjesa tjetër e fondeve të mbledhura, rreth 104 milion euro në total, do të "jepen kur të jenë të nevojshme".

Vlerësimi për ruajtjen e monumentit historik kushton 85 milion euro, shtoi ai. Riester foli pak rreth hetimeve mbi zjarrin, duke thënë se këto pyetje duhet t’i bëhen autoritetve përkatëse.

Prokurori i Parisit tha për Euronews, se ata nuk mund të komentojnë mbi këtë çështje, pasi hetimet janë ende në vazhdim.

Kujtojmë se një zjarr masiv ra mbi “Notre-Dame” në mbrëmjen e 15 Prillit, duke shkatërruar çatinë e monumentit të Parisit. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë kullat kryesore të këmbanave dhe muret e jashtme nga shembja, para se të vinin nën kontroll flakën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23124599456787
array(1) { ["section"]=> string(105) "restaurimi-i-notre-dame-per-5-vite-ministri-francez-humb-shpresat-nuk-ndodh-ishte-ambicie-e-macron-182155" }