Restauratori dhe studiuesi Frederik Stamati ka treguar se ka përfunduar puna për restaurimin e flamurit të valëvitur në Kongresin e Lushnjës, në vitin 1920.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku shprehet se ky flamur do t’i trashëgohet brezave të ardhshëm.
Sipas Stamatit, flamuri pritet të jetë gati për ekspozim në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.
Statusi i plotë:
Tani mund te thomi se ne flamurin e Kongresit te Lushnjes eshte nderprere procesi i vetshkatarrimit dhe se ai flamur do t'u trashegohet brezave te ardhshem.
Per te arritur deri ne kete faze eshte punuar per nje kohe shume te gjate. Duhej kuptuar se ku ishte gjendja dhe se cfare po ndodhte.
Nuk eshte ne asnje menyre faji i atryre qe e kane patur ne ruajtje, por menyra se si ka pas vepruar industria nje shekull me pare per prodhimin e pelhurave te mendafshta per te rritur fitimet, e qe conte ne vetdegradimin e mendafshit. (Gjithe bota muzeale ka gjetur belane me keta lloje mendafshesh). Nga analizat ka rezultuar se ky mendafsh ben pjese ne llojet e prodhimit me te keq, fale nderhyrjeve kimike te industrise tekstile te asaj kohe.
Jane kryer analiza te shumta ne institucionet shkencore te vendit tone dhe ne institucione shkencore teper te specializuara te Evropes. Fotoja bardhe e zi, e marre me mikroskop elektronik, tregon se si jane thyer vetvetiu fibrat e mendafshit. Pra, kjo eshte gjendja reale mbi te cilen po punojme dhe jo ajo e kuqja, ne te cilen syri nuk e kap dot situaten.