Restaurohet ura e Velabishtit, është ndërtuar në shek. 18

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:41 24-01-2015 Restaurohet ura e Velabishtit, është ndërtuar në shek. 18

Ura e Velabishtit pranë qytetit të Beratit i është nënshtruar rikonstruksionit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se është shpëtuar nga makinat një perlë e trashëgimisë tonë.

“Del nga llumi e shpëton nga makinat një tjetër perlë e trashëgimisë, Ura e Velabishtit, 1 km nga ura e famshme e Beratit”, shkruan Rama.

Ura e Velabishtit është ndërtuar në mesin e shekullit të 18 nga Ismail Pashë Velabishti, sundimtar i sanxhaqeve të Vlorës dhe Delvinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073738098144531
array(1) { ["section"]=> string(60) "restaurohet-ura-e-velabishtit-eshte-ndertuar-ne-shek-18-1351" }