Restorantet më mahnistëse me sfond nga përrallat e fëmijërisë (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:22 31-03-2015 Restorantet më mahnistëse me sfond nga përrallat e fëmijërisë (Foto)

Skenat e filmave më të dashur të animuar të fëmijërisë tashmë mund t’i gjejmë edhe në realitet. Dizenjuesit kanë dekoruar restorantet më konkurruese me detajet e filmave të “Disneyworld” duke ofruar për klientët një rikthim të bukur në fëmijëri.

Restorantin me dekorin e përrallës më romantike të të gjitha kohërave “E bukura dhe Bisha” mund ta gjejmë në parkun e Florida. Në dizenjimin e këtij restoranti shihet që është huazuar salla e madhe ballos, abazhuret e mëdha, si dhe më interesantja, dhoma e ndaluar me atmosferën misterioze ku qëndron trëndafili i kuq.

Sërish në Florida është dizenjuar restoranti që merr sfond nga përralla “Disneyworld”, “Hirushja”. Restoranti ka huazuar stilin e dhomave mesjetare me harqe madhështore prej guri.

Në Las Vegas, Brenda Hotel Silverton&Casino gjejmë akuariumin me mbi 4000 peshq duke përfshirë edhe vajza që lundrojnë si sirena të frymëzuara nga përralla “Sirena”.

{gallery}res1{/gallery}

Një tjetër restorant në Tokio është frymëzuar nga bota Disney, përralla “Liza në botën e çudirave”. Abazhuri është dekoruar me zemra të pafundme, dyshemeja është shtruar me pllaka si loja e shahut, ndërsa menuja është vendosur brenda një kutie magjike, me pak fjalë atmosfera e fton klientin, “Mirë se vini në botën paralele”. Tokyo i ka kushtuar përrallës “Liza në botën e çudirave” 6 restorante dhe njëri prej tyre është në Osaka.

Restoranti që i dedikohet përrallës së “Pinokut” në Perugia është më shumëngjyrëshi në atmosferë dhe në menunë ushqimore. Disa kukulla të animuara i tregojnë historinë fëmijëve që e vizitojnë.

{gallery}res2{/gallery}

Hansel&Gretel gjendet në Zagreb dhe ka sjellë atmosferën e përrallës duke ndërtuar një shtëpi të vogël prej druri pranë pyllit ku shërbehen supët dhe sallatat me përbërës fruta pylli.

Në Barcelonë gjendet restoranti i frymëzuar nga përralla “Pylli i zanave” i cili ofron një pyll magjepsës me pemë dhe degë të gjata, me shpella, tunele dhe pasqyra, një projekt imagjinar që bashkon mrekullinë dhe misterin, mbinatyrorja paraqitet me element të magjikes dhe fantazmës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071671009063721
array(1) { ["section"]=> string(71) "restorantet-me-mahnistese-me-sfond-nga-perrallat-e-femijerise-foto-7478" }