Testuan raketën balistike, SHBA-Iranit: Po ju vëzhgojmë

Publikuar tek: bota, më 21:57 01-02-2017 Testuan raketën balistike, SHBA-Iranit: Po ju vëzhgojmë

Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump ka thënë se administrata e ka nën vëzhgim Iranin pas lëshimit të një rakete balistike, në kundërshtim me një nga rezolutat e OKB-së.

Michael Flynn i tha gazetarëve se administrata Trump "dënon veprime të tilla nga Irani që minojnë sigurinë, begatinë dhe stabilitetin në të gjithë dhe përtej Lindjes së Mesme dhe që i vë jetët e amerikanëve në rrezik".

Ai shtoi se administrata Obama ka dështuar t'i përgjigjet në mënyrë adekuate veprimeve të iranit si tregtinë e armëve, mbështetjen e terrorizmit dhe shkeljen e normave ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(59) "restuan-raketen-balistike-shba-iranit-po-ju-vezhgojme-67404" }