Retorika e ashpër mes Francës dhe Brazilit për Amazonën

Publikuar tek: bota, më 22:42 28-08-2019 Retorika e ashpër mes Francës dhe Brazilit për Amazonën Pasojat e zjarreve ne Amazone

Udhëheqësit e Francës dhe Brazilit shkëmbyen fjalë të ashpra në lidhje me zjarret në Amazonë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona, ekspertët paralajmërojnë ndërkohë se sezoni i zjarreve në pyllin më të madh të botës nuk ka arritur ende kulmin e tij.

Zjarret që digjen në mbarë Amazonën çlirojnë sasi kolosale të dioksidit të karbonit në një kohë kur ekspertët thonë se botës i duhen pemët për të përthithur këtë gaz që shkakton ngrohjen e planetit.

Shkencëtari i NASA-s Doug Morton thotë se zjarret mund të përkeqësohen.

“Rajoni është vetëm në mesin e sezonit të thatë. Zjarret që fillojnë sot dhe që dalin nga kontrolli, mund të digjen për shumë javë në vazhdim”, thotë zoti Morton.

Zoti Morton thotë se në dallim nga zjarret që digjen në Bolivinë fqinje, zjarret e Brazilit duket se do të sjellin krijimin e hapësirave për bujqësi masive.

“Që të krijohet një tymnajë kaq e lartë që arrin në atmosferë, duhet të digjet një lloj zjarri me intensitet të lartë, lloji i zjarrit që krijohet kur u vendoset zjarri njëkohësisht mijëra hektarëve të parapërgatitur dhe të tharë nga dielli”, thotë zoti Morton.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro premtoi gjatë fushatës elektorale vendosjen e pyjeve në funksion të zhvillimit.

Mbi 160 mijë zjarre janë shfaqur këtë vit përgjatë Amazonës braziliane. Kjo shifër është nën rekordin e vendosur në vitet 2000, kur shpyllëzimi arriti kulmin.

Megjithatë, numri i zjarreve është 60% më i lartë se viti i kaluar, duke ngritur kështu shqetësimet se po sinjalizohet rikthimi tek shpyllëzimi masiv.

Vendet më të industrializuara premtuan dhjetëra milionë dollarë për të luftuar zjarret.

Zoti Bolsonaro ngriti pikëpyetje rreth motivimit të tyre.

“A ndihmon ndonjëri dikë tjetër, që nuk është i varfër, pa pritur diçka në këmbim? Përse ia kanë vënë syrin Amazonës? Çfarë kanë dëshiruar prej kohësh nga ajo zonë?”, u shpreh zoti Bolsonaro.

Ai shkëmbeu fjalë të ashpra me Presidentin francez Emmanuel Macron. Zoti Macron e akuzoi se po gënjen për angazhimet mjedisore.

Bolsonaro thotë se Franca dëshiron ta trajtojë Brazilin si një koloni.

Një koment i tij në Facebook që ofendoi bashkëshorten e zotit Macron, e nxehu situatën më tej.

“Është për të ardhur keq. Pikë së pari për të dhe për brazilianët. Mendoj se grave braziliane u vjen pa dyshim zor të lexojnë çfarë shkruan presidenti i tyre. Mendoj që brazilianët, një popull i mrekullueshëm, janë paksa të turpëruar nga sjellja e tij dhe kërkojnë që presidenti i tyre të sillet në mënyrën e duhur me të tjerët”, tha zoti Macron.

Ndërsa zjarret vazhdojnë të digjen, zoti Bolsonaro tha se do ta rimarrë në konsideratë ndihmën e ofruar nga G-7ta për të luftuar zjarret, nëse zoti Macron tërheq ofendimet, siç i quajti ai. /VOA

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.018016815185547
array(1) { ["section"]=> string(62) "retorika-e-ashper-mes-frances-dhe-brazilit-per-amazonen-176588" }