RETROSPEKTIVË/Një Mbret 'otoman' me kostum banjo 'alla frënga'

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:56 10-01-2020 RETROSPEKTIVË/Një Mbret 'otoman' me kostum banjo 'alla frënga' Mbreti Zog I dhe një nga motrat e tij

Shkruan Alfred Peza:

Është ndoshta një nga fotot më interesante të të gjithë thesarit të jashtëzakonshëm të dinastisë "Marubi" në Shkodër.

Janë Mbreti Zog I dhe një nga motrat e tij, duke pozuar me kostume plazhi, për aparatin e mjeshtrit Kel Marubi.

Foto është fiksuar 92 vjet më parë, në 1928. Ishte viti kur Shqipëria nga Republikë, u shndërruar në Monarki.

Ky ndryshim rrënjësor, ishte shoqërua edhe me reforma të thella ligjore. Nisi ndërkohë, edhe një fushatë për emancipimin e jetës shoqërore të vendit.

Deri atëherë, ishin në fuqi rregullat kanunore dhe zbatoheshin ligjet islamike të trashëguara nga shekujt e pushtimit të Perandorisë Osmane.

Mbreti Zog kishte 6 motra: Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide.

Ato qenë femrat e para në shoqërinë shqiptare që dolën në plazh me kostume banje europiane.

82179414_520673358655902_3866493588955201536_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009984016418457
array(1) { ["section"]=> string(65) "retrospektive-nje-mbret-otoman-me-kostum-banjo-alla-frenga-191733" }