Revista Charlie Hebdo tallet keq me presidentin Erdogan, i dedikon karikaturë të ‘sikletshme‘

Publikuar tek: bota, më 19:09 27-10-2020 Revista Charlie Hebdo tallet keq me presidentin Erdogan, i dedikon karikaturë të ‘sikletshme‘

Franca dhe Turqia janë në kulmin e marrëdhënieve të tyre të këqija diplomatike, teksa replikat në distancë mes dy liderëve politikë vijojnë të prodhojnë tension.

Sot revista satirike Charlie Hebdo ka publikuar një karikaturë të Kreut të Shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e tallur dhe ironizuar atë.

Me mbishkrimin “dans le prive, il est tres drole”, që do të thotë “në privat ai është shumë qesharak”, kjo revistë kërkon të ironizojë vetë presidentin turk, duke lënë të kuptohet se ai në haremet e tij private është shumë karagjoz dhe aspak serioz ashtu siç sillet në publik.

foto.jpg

Debatet e fundit

Në fillim të këtij muaji, Macron u zotua të luftojë "separatizmin islamik", për të cilin tha se po kërcënonte të merrte kontrollin në disa komunitete myslimane përreth Francës. Gjithashtu Macron tha se Islami është ‘në krizë’, duke nxitur kështu edhe reagimin e myslimanëve.

Më pas ishte Erdogan që e akuzoi Macronin për mënyrën si i trajtonte myslimanët në Francë.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë? Së pari, të bëjë kontrolle mendore. Cili është problemi individual i Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor”, tha Erdogan.

Pas këtyre sulmeve, Presidenca franceze ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i kërkuar atij t’i tërheqë.

Më pas një deklaratë e gazetares franceze, Elisabeth Levy ka sjellë reagime të shumta në këtë vend.

Ajo është shprehur se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë myslimane në vend mund t’i heqin ato për disa ditë në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U infektua në mars, kjo është 13 vjeçarja që nuk është shëruar ende nga COVID-19
Rekord negativ me Covid-19 në Greqi, bilancit të viktimave i shtohen 12 persona të rinj (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011075019836426
array(1) { ["section"]=> string(97) "revista-charlie-hebdo-tallet-keq-me-presidentin-erdogan-i-dedikon-karikature-te-sikletshme-225404" }