Revista gjermane boton artikullin për “Mullixhiun” shqiptar, komentet e qytetarëve: Po surprizohemi me zhvillimin e shpejtë, edhe të kulinarisë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 23-07-2019 Revista gjermane boton artikullin për “Mullixhiun” shqiptar, komentet e qytetarëve: Po surprizohemi me zhvillimin e shpejtë, edhe të kulinarisë

Gjermanët po dashurojnë gjithnjë e më shumë restorantin shqiptar të Mullixhiut, i vendosur në pak metra katrorë në një hapësirë afër Liqenit Artificial të Tiranës, ku shef Bledar Kola, nuk kujdeset vetëm për klientelën, ushqimin, porositë dhe rezervimet, por edhe për PR-in, kësaj radhe jo vetëm të restorantit të tij, por të Shqipërisë , nëpërmjet kulinarisë.

Sot në zeit.de magazine, në një artikull të gjatë gazetarja Eva Biringer shkruan se Kola, nuk është vetëm shefi më hot në Shqipëri në këto momente, por po shërben edhe si një arkivist dhe mbajtës I traditës së kulinarisë shqiptare.

Muajin e ardhshëm, shkruan revista gjermane, do të dalë në gjermani edhe libri I tij për kulinarinë sebashkë me gazetaren gjermane Ursula geinzelmann, ndërkohë që fillimi I vitit tjetër, një aktiviet Four Hands Dinner planifikohet të mbahet në restorantin me yje Michelin Nobelhart and Schmutzig dhe Kola do të jetë atje. Ndërkohë që në Tiranë, edhe kryeministri Edi Rama përlqen të shërbehet tek Mullixhiu.

E pasi tregon pasionin e Bledar Kolës për Sloë food, apo për mënyrën sesi punohet te Mullixhiu, gazetarja i ka kushtuar një kënd edhe djalit të tij Erblinit, që sic shprehet Bledari në intervistë, është mësuar të shijojë gjithcka, që i vogël.

Ajo që të bën përshtypje në përfundim të artikullit janë komentet e gjermanëve, lexues të revistës, pas shkrimit për Mullixhiun shqiptar.

“Kjo tokë ofron kuzhinë origjinale dhe të shijshme, në vende që në pamje të parë nuk shquhen për gastronominë. Ka disa tavolina në hyrje, por duket se Shqipëria ka një inspirim për Sloë Food…Instraktutura po bëhet gjithmonë e më mirë, edhe për shkak të BE dhe njerëzit janë shumë mikpritës edhe të lumtur për njerëzit e tjerë që tregojnë interes për shtëpitë e tyre”.

Filippo Brinelleschi shkruan: Isha për herë të parë në Shqipëri këtë vit pas 24 vitesh dhe u surprizova nga ndryshimet në një kohë kaq të shkurtër. Njerëzit janë miqësore dhe të zgjuar, duan të bëjnë dicka.

“Shumë mirë. Përshkrimi i sekuencave për ushqime më stimuloi të ngrënin. Tani do më duhet të blejë librin dhe të filloj të gatuaj’ shkruan dikush tjetër.

Një tjetër gjerman shkruan se ka qenë njëherë tek Mullixhiu: “Ishim dy herë, tetë vetë + ujë + 2-3 shishe verë dhe jo më shumë se 70 euro. Meqënëse Shqipëria nuk ka ndonjë restorant me yll Michelin, ende ka Pazar të vërtetë. Jo të gjithë patën shijen tonë, por Kuzhina ishte e një standarti të lartë”.

vkjl;.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025887012481689
array(1) { ["section"]=> string(145) "revista-gjermane-boton-artikullin-per-mullixhiun-shqiptar-komentet-e-qytetareve-po-surprizohemi-me-zhvillimin-e-shpejte-edhe-te-kulinarise-173096" }