Revolta kundër çmimit të naftës, Irani dyshohet se ka vrarë 106 protestues (RAPORTI I AI)

Publikuar tek: bota, më 19:26 19-11-2019 Revolta kundër çmimit të naftës, Irani dyshohet se ka vrarë 106 protestues (RAPORTI I AI) Protestat ne Iran

Prej disa ditësh në të gjithë Iranin po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimit të naftës.

Sipas organizatave monitoruese ndërkombëtare dhe raportit të Amnesty International, të paktën 106 protestues në 21 qytete janë vrarë nga forcat qeveritare, transmeton newsbomb.al.

Disa organizata madje besojnë se numri i vërtetë i protestuesve të vrarë është shumë më i lartë, ku disa raporte sugjerojnë që janë 200 të vrarë.

Ndërkohë mediat shtetërore iraniane kanë raportuar vetëm një numër të vogël vdekjesh në protestë si dhe vdekjen e të paktën katër anëtarëve të forcave të sigurisë.

Më pak se një ditë nga fillimi i protestave masive, më 16 nëntor autoritetet iraniane bllokuan totalisht qasjen në internet duke mbyllur të gjithë rrjetet sociale dhe mjetet e komunikimit për njerëzit brenda territorit iranian në një përpjekje për të parandaluar njerëzit që të organizohen dhe të shpërndajnë video dhe imazhe nga dhuna që ushtrojnë forcat shtetërore të sigurisë ndaj tyre.

Raporti i Amnesty International ka bërë me dije edhe qytetet dhe krahinat ku janë vrarë deri më tani 106 protestues.

Organizata ka marrë informacionin nga raportet, besueshmërinë e të cilave e ka konstatuar duke intervistuar gazetarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut të cilët kanë qenë në terren gjatë protestave, transmeton newsbomb.al.

Qytetet dhe krahinat ku janë vrarë protestuesit në Iran:

Abadan, provinca Khuzestan: 2 të vdekur

Ahvaz, provinca Khuzestan: 2 të  vdekur

Bandar-e Mahshahr, provinca Khuzestan: 14 të vdekur

Behbahan, provinca Khuzestan: 8 të vdekur

Boukan, provinca e Azerbajxhanit Perëndimor: 4 të vdekur

Boumehen, provinca e Teheranit: 2 të vdekur

Esfazani, provinca Esfahani: 1 i vdekur

Islamshahr, provinca e Teheranit: 1 i vdekur

Javanroud, provinca Kermanshah: 14 të vdekur

Karaj, provinca Alborz: 4 të vdekur

Kermanshah, provinca Kermanshah: 16 të vdekur

Khoramshahr, provinca Khorramshahr: 3 të vdekur

Mariëan, provinca Kurdistan: 9 të vdekur

Ramhormoz, provinca Khuzestan: 6 të vdekur

Robatkarim, provinca e Teheranit: 4 të vdekur

Sadra, provinca Fars: 6 të vdekur

Sanandaj, provinca kurde: 1 i vdekur

Shahriyar, Provinca e Teheranit: 1 i vdekur

Shiraz, provinca Fars: 6 të vdekur

Sirjan, provinca Kerman: 1 i vdekur

Teheran, provinca e Teheranit: 1 i vdekur

Ndërkohë Amnesty International ka deklaruar se po punon për të verifikuar raportet e mëtejshme të vrasjeve të protestuesve në të gjithë Iranin./Newsbomb.al.

makina.jpg

flakakaka.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021453142166138
array(1) { ["section"]=> string(93) "revolta-kunder-cmimit-te-naftes-irani-dyshohet-se-ka-vrare-106-protestues-raporti-i-ai-186479" }