Revoltë në Indi pas komenteve të liderit Hindu për Nënë Terezën

Publikuar tek: bota, më 15:19 24-02-2015 Revoltë në Indi pas komenteve të liderit Hindu për Nënë Terezën

Në Indi është ngjallur një zemërim dhe debat i madh lidhur me komentet e liderit të organizatës nacionaliste Hindu, Mohan Bhagwat, i cili tha se qëllimi i vetëm i Nënë Terezës ishte të kthente të varfërit në të krishterë.

Deklarata e tij ka hasur në zemërimin e shumë qytetarëve të cilët kanë reaguar në mediat sociale si dhe të opozitës indiane e cila e ka dënuar deklaratën.

“Shërbimi i Nënë Terezës do të kishte qenë i mire. Por kishte vetëm një qëllim, të konvertonte në kristianizëm personin të cilit po i shërbehej”, tha Mohan Bhagwat.

“Pyetja nuk është për shërbimin, por në qoftë se shërbimi është bërë në emër të konvertimit, ai zhvlerësohet”, shtoi ai.

Komenti i tij ndezi një protestë nga komuniteti i krishterë, opozita dhe indianët e thjeshtë. Opozita tha se do ta ngrejë çështjen në parlament dhe se Mohan Bhagwat duhet të kërkojë falje për deklaratën e tij.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011825084686279
array(1) { ["section"]=> string(68) "revolte-ne-indi-pas-komenteve-te-liderit-hindu-per-nene-terezen-4312" }