Revoltohet ish-ministri: Etilda Gjonaj kryen një krim kundër Drejtësisë dhe s’i hyn gjemb në këmbë! Rama sheh si po lexon fjalimin...

Publikuar tek: politike, më 16:57 08-02-2018 Revoltohet ish-ministri: Etilda Gjonaj kryen një krim kundër Drejtësisë dhe s’i hyn gjemb në këmbë! Rama sheh si po lexon fjalimin...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sulmon ashpër ministren aktuale të Drjetësisë Etilda Gjonaj e cila sot u thorr në interpelancë në Kuvend lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit.

Ministrja recitoi një fjalim të shkruar ndërsa duket se një gjë e tillë krahas faktit që shkriu gazit deputetët e opozitës ka ngjallur edhe reagimin e Manjanit. Ish-ministri e cilëson si krim kundër drejtësisë ekstradimin e financierit të Habilajve me firmën e vetë Gjonajt.

“Ministrja e Drejtësisë kryen një krim kundër drejtësisë së vendit të vet dhe nuk i hyn gjëmb në këmbë! Kryeministri hesht! Thjesht sheh se si po ja lexon fjalimin ministrja... Prokuroria, ca më keq, hesht! Po që e duan shumë reformën këta ore!”, ironizon ish-ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012378931045532
array(1) { ["section"]=> string(135) "revoltohet-ish-ministri-etilda-gjonaj-kryen-nje-krim-kunder-drejtesise-dhe-s-i-hyn-gjemb-ne-kembe-rama-sheh-si-po-lexon-fjalimin-109603" }