''Revoltohet'' Lazarati/ Të shtëna armësh ndaj policisë, Didi:Nuk do tolerojmë ngjarje të tilla

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 18-03-2015 ''Revoltohet'' Lazarati/ Të shtëna armësh ndaj policisë, Didi:Nuk do tolerojmë ngjarje të tilla Makina e personave që qëlluan ndaj policisë, e sekuestruar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka shkuar sot në Lazarat për të inspektuar nga afër fshatin ‘’problematik’’ pas ngjarjes së djeshme, ku persona brenda fshatit kanë qëlluar mbi një patrullë policie. Sipas policisë së Gjirokastrës 4 persona me makinë 'Mitsubishi' u përplasën me policinë dhe hapën zjarr ndaj saj. Pas inspektimit në fshat, ka reaguar Artan Didi, duke u shprehur se nuk do të tolerojnë ngjarje të tilla, edhe pse kjo ishte e shkëputur. Sipas Didit banorët e Lazaratit janë bashkëpunues dhe të distancuar nga ngjarja si dhe nuk mendon se do ketë kthim të mbjelljes së kanabisit.

“Është një ngjarje e shkëputur por neve i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar se policia vazhdon luftën kundër çdo tentative për të rikthyer këto ngjarje, me të njëjtën metodë do drejtohet kundër çdokujt. Nuk kam ndonjë njoftim për këtë rast por ne nuk do tolerojmë asnjë ngjarje. Ajo që konstatoj me kënaqësi është që edhe vetë banorët e Lazaratit janë bashkëpunues dhe të distancuar. Nuk e shikoj një rrisk të tillë të kthimit të mbjelljes së kanabisit por jemi të vëmendshëm pasi është edhe periudha e kultivimit. Kemi plan që do e vëmë në zbatim.”, deklaroi Didi nga Lazarati.

Kurse në një deklaratë zyrtare policia ka shpjeguar ngjarjen e djeshme që ka nxitur aksionin e sotëm. Sipas deklaratës, nё orët e para të mëngjezit  forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër    ë mbështetura  nga forcat RENEA, FNSH, po ushtrojn kontrolle nё tё gjitha lagjet e Lazaratit pёr kapjen dhe 4 autorёve tё sulmit me armё, tё identifikuar tashmё nga policia.

“Nё lagjen Lenxatё nё Lazarat, mbrёmё rreth orёs 21:00, 4 persona tё armatosur nga ky fshat, tё cilёt qarkullonin me njё automjet tip “Mitsubishi” me targa tё falsifikuara, janё pёrplasur me armё me forcat e Policisё sё Komisariatit tё Gjirokastrёs, tё cilat ishin duke patrulluar nё lagjet e fshati. Patrulla e Policisё i ka bёrё shenjё mjetit tё ndalonte, por ata kanё refuzuar dhe janё larguar me shpejtёsi. Policia ёshtё vёnё nё ndjekje tё tyre, ndёrsa personat qё ndodheshin nё automjet janё pёrgjigjur duke qёlluar me armё nga brenda automjetit. Mё pas kanё braktisur mjetin dhe janё futur nё brendёsi tё fshatit. Nga tё shtёnat nuk ka patur  asnje tё dёmtuar. Nё ndihmё tё forcave lokale tё policisё kanё shkuar menjёherё forcat e FNSH-sё. Nё mjetin e autorёve tё sulmit ёshtё sekuestruar njё armё zjarri, njё fenelinё policie, gёzhoja , fishekë dhe prova tё tjera, tё vlefshme pёr identifikimin e tyre. Nё afёrsi tё mjetit, u gjet edhe njё automatik me fishek ne goje i hedhur nga autoret .”, deklaron policia, duke mos bërë publike identitetin e personave.

Inspektimi ishte i detajuar në Lazarat, tek  parcelat bujqësore si dhe tek shtëpitë e banorëve për të parë nëse kishin armë e municione si dhe lëndë narkotike.

Superaksioni në Lazarat u krye qershorin e kaluar, ku policia hyri për herë të parë në fshat me autoblinda e forcat speciale. Më pas hyri edhe në shtator. Gjatë ndërhyrjes pati edhe shkëmbime zjarri mes policisë e banorëve të fshatit. Rreth 40 policisë asgjësuan rreth 5 mijë rrënjë kanabis. Pesë persona u arrestuan dhe rreth 90 punëtorë që vinin nga zona të tjera të vendit u ndaluan nga policia. U sekuestruan rreth 32.2 kg kanabis, municione dhe arsenale armësh.

Çështja e kanabisit dhe legalizimit të tij është diskutuar edhe në rangjet politike. Deputeti Koço Kokëdhima ka hedhur tezën e legalizimit të tij, pasi sipas deputetit përveç ndihmës që do t’i jepte ekonomisë është me vlerë në pikëpamjen mjekësore.

mitsubishifeneline

Fenelina e policisë gjetur në makinën e personave që qëlluan kundër patrullës

mitsubishiarme

Arma e gjetur nga policia

lazarat

Aksioni i sotëm i policisë në Lazarat

Lazarat3

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja “Doshi”/ Dritan Prifti do të merret në pyetje nga Prokuroria
''Revoltohet'' Lazarati/ Të shtëna armësh ndaj policisë, Didi mbërrin për inspektim »
Article Logic
Execution time: 0.014311075210571
array(1) { ["section"]=> string(94) "revoltohet-lazarati-te-shtena-armesh-ndaj-policise-didi-nuk-do-tolerojme-ngjarje-te-tilla-6239" }