Revoltohet modelja Adrola Dushi, ka një mesazh për të gjithë ata që mundohen ta gënjejnë në sy

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:41 20-11-2020 Revoltohet modelja Adrola Dushi, ka një mesazh për të gjithë ata që mundohen ta gënjejnë në sy

Modelja e njohur Adrola Dushi është shprehur e revoltuar në rrjetet sociale. Teksa ka huazuar një shprehje, ajo ka treguar se si vepron me ata që e gënjejnë.

Në postimin e saj ajo shkruan se më përpara kishte dëshirë që t'ua përplaste në fytyrë të vërtetat njerëzve, ndërsa tani ajo vepron ndryshe.

Adrola shprehet se kur një person tenton ta gënjejë në fytyrë, ajo thjesht zgjedh të largohet.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”.

Nuk dihet se kujt i drejtohen këto fjalë, pasi Adrola ka folur në mënyrë të përgjithësuar, por mesa duket modelja ka një eksperiencë të keqe me njerëzit gënjeshtarë.

adrola_dushi.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stresi poston foton e ëmbël me Kejsin: U njohëm të vegjël. Kaluam sfida, njerëz të ligj, por ata s’e dinë që...
Foto për të mos u humbur, Bes Kallaku feston 35-vjetorin si një katunar nga Bubqi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010570049285889
array(1) { ["section"]=> string(100) "revoltohet-modelja-adrola-dushi-ka-nje-mesazh-per-te-gjithe-ata-qe-mundohen-ta-genjejne-ne-sy-228513" }