Revoltohet Shpëtim Idrizi, hedh mikrofonin “live” në emision: Ma sillni në studio atë provokator

Publikuar tek: politike, më 22:44 06-02-2018 Revoltohet Shpëtim Idrizi, hedh mikrofonin “live” në emision: Ma sillni në studio atë provokator

Kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk e kanë mbajtur nervat kur në lidhje direkte në emisionin e gazetares Eni Vasili ka ndërhyrë gazetari Orfea Beci.

Shpëtim Idrizi e ka quajtur provokator dhe ka kërkuar që ta ftojnë në studio për t’u përballur direkt me të.

“Më gjeni një shqiptar që del dhe bredh në televizionet greke duke folur për çështjen çame. Ma ftoni në studio ose unë iki”, ka thënë Idrizi.

“Padyshim që ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duhet të kemi marrëdhënie shumë të mira, por asnjëherë nuk duhet të ngatërrojmë popullin grek me shqiptar. Nuk e kuptoj si dikush mund të përmendë 850 mijë shqiptarë të Greqisë. Edhe shqiptarë në jug kanë pritur grekë, dhe jo vetëm i kanë pritur por i kanë bërë edhe pronarë në tokat e shtetit shqiptar. Zoti Beci të shkojë të pyesë gruan në shtëpi për çështjen çame”, u shpreh Idrizi në “Studio e Hapur”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010526180267334
array(1) { ["section"]=> string(99) "revoltohet-shpetim-idrizi-hedh-mikrofonin-live-ne-emision-ma-sillni-ne-studio-ate-provokator-109377" }