Revoltohet Spaho i PD: Rama do të nënshkruajë marrëveshje me këtë qelbësirën që mohon masakrën e Reçakut dhe mbron Handke-n

Publikuar tek: aktualitet, më 23:07 10-12-2019 Revoltohet Spaho i PD: Rama do të nënshkruajë marrëveshje me këtë qelbësirën që mohon masakrën e Reçakut dhe mbron Handke-n Ish deputeti i PD, Edmond Spaho

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut dhe ka mbrojtur shkrimtarin Peter Handke i cili njihet si mbështetës i politikave të Millosheviçit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spaho e ka quajtur ‘qelbësirë’ presidentin serb si dhe i është drejtuar kryeministrit Rama se nuk mundet që të bëjë një marrëveshje për Shengenin ballkanik me këtë njeri.

Spaho e ka quajtur Ramën një delenxhi i cili do i japë mundësinë Serbisë që të vijë në Durrës dhe të marrë falas pa paguar taksa një dalje në det.

Postimi i plotë:

Me kete qelbesire qe mohon masakren e Racakut dhe mbron Handken, zedhenesin e genocidit ndaj boshnjakeve dhe shqiptareve, Rama do nenshkruaje ne 21 Dhjetor Shengenin ballkanik, qe do i jape mundesi Serbise te vije ne Durres dhe te marre falas pa paguar taksa, nje dalje ne det. Vetem nje i majte dhe delenxhi si Rama mund ta beje kete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025596141815186
array(1) { ["section"]=> string(129) "revoltohet-spaho-i-pd-rama-do-te-nenshkruaje-marreveshje-me-kete-qelbesiren-qe-mohon-masakren-e-recakut-dhe-mbron-handke-n-189028" }