Revoltohet studiuesi Auron Tare: Nuk e di kush e ka në administrim Kalanë e Shkodrës por kjo që po ndodh është TURP

Publikuar tek: aktualitet, më 09:12 01-06-2017 Revoltohet studiuesi Auron Tare: Nuk e di kush e ka në administrim Kalanë e Shkodrës por kjo që po ndodh është TURP

Revoltohet studiuesi i njohur Auron Tare për përdhosjen e flamurit kombëtar që siç denoncon ai, valvitet i shpërfytyruar në Kalanë e Shkodrës.

Ndërsa risjell në kujtesë rrethimin e kalasë nga malazezët dhe ngritjen e flamurit si një prej momenteve më të rëndësishme, Tare thotë se i vjen keq që tanimë ky flamur është zëvendësuar me një flamur kinez porositur nga qeveria Berisha dhe askush nuk denjon ta zhdukë prej andej atë simbol që nuk na përket.

KOMENTI I PLOTË I AURON TARES:

Kur kalaja e Shkodres ishte rrethuar nga malazezet, komandanti i trupave otomane dhe vullnetareve shqiptare, Hasan Riza Pasha ju propozoi malesoreve te ngrinin flamurin shqiptar ne bedenat e kalase. Ngritja e flamurit ishte nje prej momenteve me te rendesishme te Rrethimit te Shkodres. Kronikat jane paksa te turbullta ne se flamuri u ngrit apo jo por me dorezimin e Shkodres malazezet te paren gje qe bene ngriten Flamurin e tyre. Me largimin trupave malazeze, Flamuri shqiptar u ngrit me ne fund krenar ne Kalane e Shkodres. Kane kaluar mbi 100 vjet nga kjo lufte dhe historia e Flamurit permendet gjithmone nga historianet.

Fund maji 2017. Ne Kalane e Shkodres valevitet flamuri i shperfytyruar porositur ne Kine nga Qeveria Berisha. Une nuk e di se kush e ka ne administrim Kalane e Shkodres por nuk mund te mos i them dy fjale per kete turp qe i behet Flamurit KOmbetar. Ne 2012 sebashku me kolegun Tahiri kemi bere nje debat te gjate ne Parlament per te demaskuar perdhosjen e simbolit kombetar. NUk ka keqardhje me te madhe per mua kur shikoj ende Flamurin e shperfyturuar nga papergjegjesia e Qeverise Berisha te valevitet ende ne Kalane simbol te rezistences shqiptare te Shkodres.

fl.jpg

fl2.jpg

fl3.jpg

fl4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet bregdeti, vrasje me armë zjarri këtë mëngjes në Vlorë, policia jep detaje
Arrestohen 4 “ÇIKLISTËT” në Tiranë, ja 5 vjedhjet në seri që kanë trazuar kryeqytetin (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011941909790039
array(1) { ["section"]=> string(120) "revoltohet-studiuesi-auron-tare-nuk-e-di-kush-e-ka-ne-administrim-kalane-e-shkodres-por-kjo-qe-po-ndodh-eshte-turp-80780" }