Rexhep Qosja: Nuk besoj se Meta donte të vriste Doshin, është politikan inteligjent

Publikuar tek: aktualitet, më 06:59 19-04-2015 Rexhep Qosja: Nuk besoj se Meta donte të vriste Doshin, është politikan inteligjent

Si një politikan të matur dhe inteligjent e ka konsideruar akademiku Rexhep Qosja, kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën, i cili sipas tij nuk do t’i lejonte vetes të hynte në një aventurë siç ishte atentati i përgatitur ndaj deputetit Tom Doshi.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Qosja hedh hije dyshime se Meta dhe Doshi janë shpallur protagonistë të asaj aventure,e porositur në ndonjë kuzhinë tjetër politike.

“Asnjë çast nuk më ma kanë mbushur mendjen ato akuza se kryeparlamentari Ilir Meta vërtet paska dashur të ta vriste Tom Doshin. Ilir Metën e shikoj si njeri e politikan të matur, të zgjuar, inteligjent, i cili në asnjë rast nuk do t’i lejonte vetes të futej në farë aventure të tillë për çfarë u akuzua. Mund të mos kem të drejtë, por nuk mund të mos mendoj se edhe Tom Doshi edhe Ilir Meta ishin shpallur protagonistë të asaj aventure të quajtur atentat i porositur prej ndonjë kuzhine tjetër djallëzore politike”, është shprehur Qosja.

Akademiku e sheh këtë ngjarje si një histori të fryrë kryesisht nga mediat elektronike, duke harxhuar për të shumë kohë dhe retorikë politike.

“Mediat, sidomos ato elektronike, ndodh t’u fryjnë edhe vogëlsirave dhe ashtu i bëjnë të mëdha. Realisht të shikuara, të gjitha ato që kishin të bënin me ish-deputetin Tom Doshin ishin pak gjë, por, ja, për këtë pak gjë u harxhua shumë kohë, shumë retorikë politike, shumë ndjenja! Mjerisht”, ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksperti: Po të dëgjohet sugjerimi i Bankës Botërore, s’do mbanim dorën në zemër pas shiut
I gjenden municione luftarake në shtëpi, arrestohet 43 vjeçari në Mat »
Article Logic
Execution time: 0.011980056762695
array(1) { ["section"]=> string(86) "rexhep-qosja-nuk-besoj-se-meta-donte-te-vriste-doshin-eshte-politikan-inteligjent-9142" }