Rezarta Skifteri befasohet që Bleona veshi fustanin e saj në Oscars: Nuk e dija, nuk ishte një fustan për tapet të kuq...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:48 28-02-2017 Rezarta Skifteri befasohet që Bleona veshi fustanin e saj në Oscars: Nuk e dija, nuk ishte një fustan për tapet të kuq...

Bleona ka surprizuar stilisten Rezarta Skifteri kur ka zgjedhur të veshë fustanin e saj në Oscars. Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan Chanel për në “afterparty”, ndërsa në mbrëmjen e Elton John u paraqit e veshur me një krijim të Rezarta Skifterit.

Stilistja thotë për "Class" se Bleona ka zgjedhur drejt pasi fustani nuk ishte për tapet të kuq.

“Atë fustan e kam realizuar para se të mbaronte Your Face Sounds Familiar. Bleona më tha që donte të kishte një fustan nga unë, për X event dhe e realizova duke ia përshtatur natyrës së Bleonës dhe stilit tim që dua të sjell elegancë dhe brishtësi, edhe me transparencën. Dua të saktësoj që nuk është një fustan për tapet të kuq, sepse në tapetin e kuq, kodi kërkon fustane të gjatë, por është i përkryer për rastin kur e ka veshur Bleona. Aq më tepër me linjat e saj, duke vënë në pah këmbët e Bleonës, ai fustan duket shumë bukur. Bleona ishte perfekte! Jam shumë e lumtur që ka zgjedhur fustanin tim, në një kohë kur kishte mundësi të vishej me këdo. Më bëhet qejfi që mes dy fustaneve të mbrëmjes së djeshme, ajo zgjodhi një Chanel dhe një Skifteri, duke promovuar një stiliste shqiptare”, u shpreh stilistja.

bleeeeee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024186134338379
array(1) { ["section"]=> string(122) "rezarta-skifteri-befasohet-qe-bleona-veshi-fustanin-e-saj-ne-oscars-nuk-e-dija-nuk-ishte-nje-fustan-per-tapet-te-kuq-70193" }