Rezoluta e OKB jep rezultatet e para, Netanjahu kërkon ndalimin ndërtimeve në Jerusalemin Lindor

Publikuar tek: bota, më 16:21 28-12-2016 Rezoluta e OKB jep rezultatet e para, Netanjahu kërkon ndalimin ndërtimeve në Jerusalemin Lindor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të lejeve të ndërtimit në lagjet e kolonizimit në Jerusalemin Lindor, për të shmangur më shumë tensionet me SHBA-në, theksoi një këshilltar bashkiak.

“Presidenti i komitetit për planifikimin dhe ndërtimin është shprehur se ky shqyrtim ishte tërhequr nga axhenda me kërkesë të kryeministrit, para fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për konfliktin izraelo-palestinez parashikuar në mesditë”, theksoi Hanan Rubin.

Ai theksoi se votimi do të përqendrohej në dhënien e 492 lejeve ndërtimi në lagjet e kolonizimit të Ramat Shlomo dhe Ramot në Jerusalemin Lindor, pjesë palestineze e qytetit të shenjtë të pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli.

Të premten dhe për herë të parë që prej vitit 1979 Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkoi Izraelit të ndërpriste kolonizimin në Territoret Palestinez dhe Jerusalemin Lindor nëpëmjet një rezolute që u miratua nga vendimi i SHBA-së për ët mos përdorur të drejtën e vetos.

Lexo edhe: Netanjahu kërcënon Zelandën e Re: Veprimi juaj, deklaratë lufte kundër Izraelit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024984121322632
array(1) { ["section"]=> string(101) "rezoluta-e-okb-jep-rezultatet-e-para-netanjahu-kerkon-ndalimin-ndertimeve-ne-jerusalemin-lindor-64034" }