Rezoluta kundër Xhaferllarit, Meta thirrje qeverisë: Mos keqpërdorni SHBA, mund të hetoheni dhe ndëshkoheni ndërkombëtarisht

Publikuar tek: politike, më 16:28 15-11-2019 Rezoluta kundër Xhaferllarit, Meta thirrje qeverisë: Mos keqpërdorni SHBA, mund të hetoheni dhe ndëshkoheni ndërkombëtarisht

Presidenti Ilir Meta komenton projekt-rezolutën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshme të emërimit të Marsida Xhaferllarit.

Në konferencë për media, Meta nuk pranoi thellohet në përgjigjen lidhur me rezolutën që kaloi sot në Kuvend, por insistoi se emërimi i Arta Vorpsit është në shkelje të ligjit, dhe se sipas tij, ekziston një konspiracion gati dy vjeçar ku është i përfshirë kreu i KED, Ardian Dvorani, i cili ka punuar në mënyrë mafioze për eleminimin e mundësisë që presidenti të emërojë një kandidat nga lista përfundimtare për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Meta paralajmëroi qeverinë “të mos keqpërdorë SHBA-të”, duke iu referuar një deklarate ditën e sotme në Parlament, duke thënë se për çështjen e anëtarëve të Gjykatës Kuishtetuese mund të ketë edhe hetim e ndëshkim ndërkombëtar, pasi SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias janë bashkëautorë të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Unë edhe një herë tjetër i kërkoj prokurorisë të rivendosë besimin e opinionit publik te reforma në drejtësi, të hetojë të gjithë personat e përfshirë në këtë akt mafioz. Gjithçka është e mirë dokumentuar. I them mos i keqpërdorni SHBA-të, se dëgjova disa lojëra, se Kushtetutën e kemi bërë me SHBA, BE dhe me Komisionin e Venecias, dhe e kemi bërë në mënyrë tepër të qartë për këtë çështje, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje. Sepse ka dy vjet që ky person i qeverisë ka bërë tërë këto vendime për të ardhur në këtë pikë,” deklaroi Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025782108306885
array(1) { ["section"]=> string(128) "rezoluta-kunder-xhaferllarit-meta-thirrje-qeverise-mos-keqperdorni-shba-mund-te-hetoheni-dhe-ndeshkoheni-nderkombetarisht-186008" }