Rezoluta për financimet e huaja në zgjedhje, Balla: Si ka mundësi që PD u lidh me kompani ruse dhe u shpëtoi institucioneve shqiptare?

Publikuar tek: politike, më 10:47 06-11-2019 Rezoluta për financimet e huaja në zgjedhje, Balla: Si ka mundësi që PD u lidh me kompani ruse dhe u shpëtoi institucioneve shqiptare? Taulant Balla në Komisionin e Jashtëm

Kryetari i grupit parlamnetar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në mbledhjen e komisionit të jashtëm parlamentar që po diskuton një project-rezolutë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, tha se parlamenti shqiptar duhet të ketë qasje me Parlamentin evropian. 


Ai kërkoi kontributin e gjithë deputetëve me sugjerimet e tyre dhe tha se precedent i ndërhyrjeve ekziston, duke u nisur nga referendum në Maqedoni. Për Shqipërinë, ai përmendi rastin e kontratës së PD me Biniada Trade, raporton newsbomb.al.

“Nëse do të ketë financime ruse, padyshim duhet të ndërhyjë parlamenti. Dhe këtu duhet të shihet ligji për financimin e partive politike. Si ka mundësi që PD për lobingun e saj politik me një kompani, nuk e kapën institucionet tona ligjzbatuese, por investigimi i një reviste të huaj?

Ne, në parlamentin evropian dhe raste të tjera e kemi referencë të dobishme. Rajoni I ballkanit është I prekur, sikurse është rasit I referendumit vitin e shkuar në Maqedoni. Të biem dakord të bëjmë një qasje me parlamentin evropian. Duhet të jepni dhe ju propozimet tuaja” tha Balla.

Para zgjedhjeve të qershorit 2017, hetimet e prokurorisë shqiptare zbuluan se ka prova që PD fshehu 650 mijë dollar për lobim. Dokumenti I nxjerrë nga Departamenti Amerikan I drejtësisë tregoi se kompania ruse Biniatta Trade LP do paguante te kompania Stoningtone Strategies sipas marrëveshjes katër shuma.  Marrëveshja mbyllej në mars 2017. Në media u publikuan të gjitha dokumentet e nënshkrimit të PD me Biniata Trade dhe Muzin Capitol’’, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030209064483643
array(1) { ["section"]=> string(138) "rezoluta-per-financimet-e-huaja-ne-zgjedhje-balla-si-ka-mundesi-qe-pd-u-lidh-me-kompani-ruse-dhe-u-shpetoi-institucioneve-shqiptare-184877" }