Rezoluta për masakrën e Reçakut, Albin Kurti: Kuvendi i Kosovës ka marrë edhe vendime të mira, por tani duhet qeveri e vullnetshme ta zbatojë

Publikuar tek: rajon, më 20:18 15-01-2020 Rezoluta për masakrën e Reçakut, Albin Kurti: Kuvendi i Kosovës ka marrë edhe vendime të mira, por tani duhet qeveri e vullnetshme ta zbatojë

I mandatuari për kryeministër i Kosovës Albin Kurti, duke kujtuar rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia, thotë se qeveria e re duhet të zbatojë detyrat e Rezolutës. Tetë muaj më parë kur Rezoluta u miratua, 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, u shpall Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kurti thekson se Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime të Kosovës si shtet për të vendosur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Sipas kreut të VV Kuvendi i Kosovës nuk është se nuk ka marrë vendime të mira, por tani thotë ai, qeveria e re duhet të tregojë vullnet që të vërë në zbatim kërkesat e Rezolutës.

“Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shkruan Albin Kurti, ndërsa publikon dhe Rezolutën.

Rezolutën mund ta lexoni këtu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075669050216675
array(1) { ["section"]=> string(145) "rezoluta-per-masakren-e-recakut-albin-kurti-kuvendi-i-kosoves-ka-marre-edhe-vendime-te-mira-por-tani-duhet-qeveri-e-vullnetshme-ta-zbatoje-192179" }