Rezultatet e dobëta dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë, Tirana shkarkon trajnerin Emanuel Egbo

Publikuar tek: sport, më 18:23 12-11-2020 Rezultatet e dobëta dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë, Tirana shkarkon trajnerin Emanuel Egbo Emanuel Egbo

Humbja ndaj Korabit në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit e Tiranës, që kanë marrë menjëherë masa.  

Përgjegjësi kryesor për këtë disfatë është cilësuar trajneri, Emanuel Egbo, i cili është shkarkuar menjëherë nga posti.

Ish-trajneri i portierëve te Tirana mori drejtimin e ekipit më 28 dhjetor të vitit të shkuar, duke i udhëheq drejt titullit numër 25 në Kategorinë Superiore, si dhe i dërgoi në finalen e Kupës dhe Superkupës, por pa arritur t’i ngre lart.

Në sezonin e ri 2020-2021, Tirana e nisi mirë teksa ishte shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League, duke shkuar deri në raundin play-off.

Ndërkaq, Egbo largohet pas 2 javësh kampionat, ku regjistroi një fitore ndaj Kukësit dhe humbjen 1-0 përballë Teutës.

Njoftimi i klubit:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.

Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara. Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!” 

tirana.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KUPA E SHQIPËRISË/ Korabi trondit Tiranën, Kukësi dhe Partizani bëjnë detyrën, Teuta “masakron” Kastriotin (REZULTATET)
»
Article Logic
Execution time: 0.011360883712769
array(1) { ["section"]=> string(101) "rezultatet-e-dobeta-dhe-eleminimi-nga-kupa-e-shqiperise-tirana-shkarkon-trajnerin-emanuel-egbo-227493" }