Rezultatet e Policisë për 2019, VELIU te 'Ligjet': Në kontakt me FBI kundër terrorizmit, goditëm 34 grupe kriminale (RAPORTIMI-SHIFRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 21-11-2019 Rezultatet e Policisë për 2019, VELIU te 'Ligjet': Në kontakt me FBI kundër terrorizmit, goditëm 34 grupe kriminale (RAPORTIMI-SHIFRA) Ardi Veliu gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve

Në Komisionin e Sigurisë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend si dhe rezultatet e Policisë së Shtetit për vitin 2019.

Veliu foli për sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit dhe ngriti problematikat dhe sfidat që duhet të adresohen në vijim.

‘Gjatë muajit tetor kemi bërë analizën e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit.

Janë kryer një sërë veprimtarish të karakterit operacional, organizativ dhe legjislativ. Kemi realizuar disa marrëveshje me partnerët tanë ndërkombëtare dhe shumë të tjera priten të finalizohen në vijim. Është arritur shkëmbimi maksimal i informacionit me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe kemi kemi shkëmbyer 15 mijë operacione me këta partnerë. Janë realizuar të gjitha kualitetet nga strukturat e Policisë.

Kemi arritur një bashkëpunim të suksesshëm me FBI në luftën kundër terrorizmit.

Rëndësi të veçantë përbëjnë rritjet e kapaciteteve të policisë shkencore, përmes konferencave apo mbledhjeve mbi kriminalistikën.

Bashkëpunimi me komunitetin dhe besimi i ndërsjelltë mes tyre ka rritur telefonatat në drejtim të policisë, duke goditur fort kriminalitetin.

Ka një ulje të trafikut të drogës dhe migracioni të paligjshëm për vitin 2019.

Janë goditur 34 grupe kriminale, 22 me aktivitet në fushën e narkotikëve, 6 krimet ekonomike dhe 6 në trafiqet e paligjshme. Gjithsej janë referuar 35 raste të referuara për grup kriminal.

Janë evidentuar 29 mijë vepra penale dhe janë identifikuar 24 mijë prej tyre.

Janë kryer 91 hetime pasurore dhe janë sekuestruar 41 milion euro.

Ndërkohë, niveli i kërcënimeve për akte terroriste në Shqipëri raportohet i ulët.

Është rritur numri i krimeve seksuale dhe shqetësim për ne mbetet dhuna në familje dhe rritja e këtyre rasteve.

Mesatarja e vrasjeve për vitin 2019 në Shqipëri ëë 1.5 për 100 mijë të tilla.

Mbi 900 të mitur të dëmtuar nga veprat penale dhe shqetësuese mbetet përfshirja e fëmijëve në vepra penale dhe aktivitete kriminale.

Është ulur ndjeshëm trafiku i drogës, veçanërisht kanabisit dhe kokainës.

Shqipëria ëe kthyer në vend origjine për kontrabandimin e shtetasve drejt vendeve të BE dhe SHBA, përmes migracionit të paligjshëm.

Synimi im mbetet sundimi i ligjit në të gjithë vendin dhe përafrimi me vendet europiane’, tha Veliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010457038879395
array(1) { ["section"]=> string(134) "rezultatet-e-policise-per-2019-veliu-te-ligjet-ne-kontakt-me-fbi-kunder-terrorizmit-goditem-34-grupe-kriminale-raportimi-shifra-186668" }