Rezultatet e referendumit për martesat e të njëjtit seks, Vatikani: Jemi të pikëlluar

Publikuar tek: bota, më 08:31 28-05-2015 Rezultatet e referendumit për martesat e të njëjtit seks, Vatikani: Jemi të pikëlluar

Lejimi i maretesave të të njëjtit seks në Irlandë, është konsideruar nga Vatikani “ si një humbje e madhe për njerëzimin”. Kardinali Pietro Parolin ka deklaruar për mediat italiane se është  "thellësisht i pikëlluar" nga rezultati.

"Unë mendoj se këtu nuk flitet për një humbje të  parimeve të krishtera, por një humbje për njerëzimin. Familja mbetet në qendër dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur atë dhe për të promovuar atë", është shprehur zyrtari i Vatikanit për agjencinë e lajmeve ANSA.

Pothuajse 62 për qind e votuesve në Irlandë ishin pro legalizimit të martesës të njëjtit seks, duke e bërë atë vendin e parë që legalizon martesat mes homoseksualëve me votim popullor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30428504943848
array(1) { ["section"]=> string(89) "rezultatet-e-referendumit-per-martesat-e-te-njejtit-seks-vatikani-jemi-te-pikelluar-12137" }