REZULTATET/ Partizani largohet i turpëruar nga Kupa e Shqipërisë , 23 gola vendosin sfidat

Publikuar tek: sport, më 16:00 12-02-2020 REZULTATET/ Partizani largohet i turpëruar nga Kupa e Shqipërisë , 23 gola vendosin sfidat

Janë mbyllur tetë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në orën 13:30 në tetë qytet të ndryshme, janë zhvilluar takimet, që panë Partizanin të “rrëzohej” në Elbasan përballë Besëlidhjes. 3 golat e Telushit nuk kanë mjaftuar, e gjithashtu as përmbysja e golit të Hajdarit që hapi sfidën. Trajneri Sormani merr një fitore 3-1 pa vlera për të kuqtë, me Besëlidhjen që konfirmohet si “macja e zezë” e kampionëve.

Në ndeshjet e tjera, Tirana ka shënuar katër herë në shtëpi kundër Kastriotit. Teuta ka përmbysur Erzenin në pjesën e dytë, ndërsa Vllaznia ka “zhytur” më rhellë Flamurtarin në Vlorë. Kukësi ka shënuar tre herë në pjesën e dytë, ndërsa Laçi nuk ia ka dalë edhe pse ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Bylis. Një gol ka mjaftuar për Skënderbeun, që e sheh veten më tej. Veç Partizanit dhe Flamuratrit, ekipi tjetër i Superligës që nuk ia ka dalë, është Luftëtari./ newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073709487915039
array(1) { ["section"]=> string(94) "rezultatet-partizani-largohet-i-turperuar-nga-kupa-e-shqiperise-23-gola-vendosin-sfidat-194971" }