Rezultati i dobët në zgjedhjet e 6 tetorit, nis peticioni për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga posti i kreut të Komunës së Prishtinës

Publikuar tek: rajon, më 18:49 14-10-2019 Rezultati i dobët në zgjedhjet e 6 tetorit, nis peticioni për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga posti i kreut të Komunës së Prishtinës Kreu i Komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti

Kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, ka filluar një nismë për të nënshkruar një peticion për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Kamberaj të njëjtën gjë e ka tentuar edhe para tre viteve gjatë kohës kur Ahmeti ishte në mandatin e parë në krye të Komunës së Prishtinës.

Kreu i Bashkësisë Lokale të Dardanisë pretendon se ka përkrahje edhe nga OJQ të ndryshme dhe nga qytetarët e Prishtinës.

Kamberaj ndër të tjera ka thënë se në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Kosovë është dëshmuar dëshmuar pafuqia politike e Ahmetit pasi ky i fundit mori shumë pak vota.

‘Megjithëse shumëkush është habitur pse Shpend Ahmeti nuk mundi t’i sigurojë më shumë se 7 mijë vota jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës, por në gjithë Kosovën, së pari si kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe së dyti në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Besojmë se është koha dhe momenti i duhur që qytetarët e Prishtinës të mendojnë seriozisht për të ardhmen e qytetit të tyre, në mënyrë që të nisim një peticion për shkarkimin e kryetarit aktual Shpend Ahmeti.

Menjëherë mbas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi nisur të bisedojmë edhe me disa OJQ, me të cilat jemi dakorduar që të nisim peticion për shkarkimin e kryetarit aktual të Prishtinës.

Ende besojmë që Ahmetit t’i ketë mbetur sadopak ndërgjegje që të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Prishtinës, aq më shumë kur u pa hapur se që nga 6 tetori i këtij viti ai nuk e gëzon as mbështetjen minimale qytetare as në kryeqytetin të cilin e drejton, e aq më pak në qytete të tjera të Kosovës’, ka thënë Kamberaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074169635772705
array(1) { ["section"]=> string(138) "rezultati-i-dobet-ne-zgjedhjet-e-6-tetorit-nis-peticioni-per-shkarkimin-e-shpend-ahmetit-nga-posti-i-kreut-te-komunes-se-prishtines-182043" }