Rezultoi pozitiv me Covid-19, del përgjigja e testit të dytë të lojtarit të Partizanit

Publikuar tek: sport, më 23:13 21-07-2020 Rezultoi pozitiv me Covid-19, del përgjigja e testit të dytë të lojtarit të Partizanit Esat Mala

Futbollisti i Partizanit, Esat Mala ka kryer testin e dytë mjekësor për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ.

Ky ka qënë postim i klubit të kuq vetëm pak minuta më parë, ku ka bërë me dije se testet mjekësore do i kryejnë edhe Eraldo Çinari dhe Kristi Kote.

Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe gjërat t’i kthehen normalitetit. E çuditshme që 3 lojtarë të diagnostifikuar me COVID-19 në një ditë, testi i radhës i bëhet vetëm njërit prej futbollistëve, ose Malës, që para disa orëve u fotografua duke shkuar në stërvitje.

NJOFTIMI :

FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093450546264648
array(1) { ["section"]=> string(92) "rezultoi-pozitiv-me-covid-19-del-pergjigja-e-testit-te-dyte-te-lojtarit-te-partizanit-214546" }